Izraeli: Zotohemi se do ta eliminojmë liderin e ri të Hamasit

8 Gusht 2024 | 09:25

Izraeli është zotuar se do ta eliminojë Yahya Sinwar, udhëheqësin e ri të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sinwar besohet se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit në Izrael, që nxiti luftën në Gazë.

Emërimi i Sinwarit në krye të Hamasit erdhi pasi javën e kaluar, në Tehera u vra shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh.

Irani ka fajësuar Izraelin për vrasjen dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.

Duke folur gjatë vizitës në një bazë ushtarake, kryeministri izraelit, Benjamin Netayahu, tha se Izraeli është “i vendosur” që ta mbrojë veten.

“Ne jemi të përgatitur si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues”, u tha ai rekrutëve të rinj.

Shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Herzi Halevi u zotua se “do ta gjejmë atë [Sinwarin] dhe do ta sulmojmë”. Ai shtoi se Izraeli do ta detyrojë Hamasin që të gjejë një zëvendësues për Yahya Sinwarin.

Sinwar –lider i Hamasit në Gazë që nga viti 2017 – nuk është parë që nga sulmi i 7 tetorit, që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se është në dorën e Sinwarit që të ndihmojë në arritjen e armëpushimit, duke theksuar se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë personi kryesor që merr vendime në grupin radikal, shkruan REL.

Ndërkaq, analistët kanë thënë se Sinwar mund të jetë më hezitues që të pajtohet për një armëpushim në Gazë dhe është më i afërt me Teheranin sesa Haniyehu.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau në veri të Izraelit afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ajrore, tokësore dhe detare, që deri më tani ka lënë të vrarë pothuajse 40.000 persona, teksa palestinezët në Gazë po përballet edhe me një krizë të thellë humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026