Putin thirrje Iranit: Përmbahuni në hakmarrjen tuaj kundër Izraelit
Vladimir Putin i ka bërë apel Iranit që të jetë “i përmbajtur” në hakmarrjen e tij kundër Izraelit, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.
Presidenti rus këshilloi Iranin që të mos kryej sulme ndaj civilëve izraelitë, i thanë Reuters dy burime të larta iraniane. Mesazhi i liderit rus vjen ndërsa Lindja e Mesme pret me ankth përgjigjen e Iranit ndaj vrasjes së liderit të Hamasit, për të cilin ia ka fajësuar Izraelin.
Të martën, Hamasi emëroi arkitektin e sulmeve të 7 tetorit Jahya Sinwar, si pasues të Haniyeh.
Edhe pse Hezbollah, ka nisur një sërë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake izraelite, grupi militant deklaroi për Reuters se përgjigja e tij për vrasjen e komandantit Fuad Shukr, në Bejrut javën e kaluar “nuk ka ardhur ende”.
Presidenti i SHBA Joe Biden foli me liderët e Egjiptit dhe Katarit të martën, ku diskutuan përpjekjet e kombinuara të kombeve për të ulur tensionet rajonale, duke përfshirë një armëpushim të menjëhershëm dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme