Përplasen dy automjete në Pogradec, lëndohen anëtarët e një familjeje

8 Gusht 2024 | 11:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në mjetin tip “Volksëagen” ka qënë duke udhëtuar një familje, por fatmirësisht kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën anësore.

Ndërkohë mjeti tjetër është më targa të huaja.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë dhe drejtuesi i mjetit me targa daneze, shtetas danez. Ai po kren ekzaminimet  në spitalin e Pogradecit, ku ka vetëm shembje.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë një manovër e gabuar e danezit i cili ka goditur Volswagenin ku ndodhej një familje e tërë.

Policia në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026