Operatorja turistike: Kompanitë e lidhura me shtetet e lindjes, pritshmëri të larta për sezonin turistik

9 Prill 2021 | 09:43

Tetiana Bajraktari, operatore turistike, tha në studion e Euronews Albania se kompanitë që punojnë me shtetet e lindjes kanë pritshmëri shumë të mira për sezonin turistik, që siç sqaroi ajo fillon që në 25 prill me avionin e parë që sjell turistë nga Ukraina.

Janë 189 turistë që vijnë për herë të parë, udhëtimet do të vijojnë dy herë në javë deri në mes të muajit maj dhe më pas Bajraktari sqaroi se do të kenë rreth 20 aviona në javë nga fillimi i qershorit nga Ukraina dhe Bjellorusia.

“Turistët shpërndahen në gjithë Shqipërinë. Më e preferuara për sezonin veror, patjetër që është pjesa e plazhit. Durrësi, Vlora, Saranda, Ksamili, këtu janë qytetet kryesore ku çojmë ne,” – tha Bajraktari.

Sa i takon frikës nga pandemia, operatorja turistike tha se qytetarët janë mësuar me këto kontrolle dhe nuk ka asgjë që i pengon, shto këtu dhe çmimet në vendin tonë që sipas saj janë konkurruese.

Sipas saj, çfarë duhet rregulluar në Shqipëri është përmirësimi i cilësisë së shërbimit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026