SHBA dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Bjellorusisë

9 Gusht 2024 | 19:16

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj shumë individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë gjatë luftës kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet u vendosën në bazë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Joe Biden më 2021, i cili ka për qëllim t’i bëjë trysni liderit autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenka, pas akuzave se Qeveria e tij i vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi.

Lukashenka e mohon këtë. Sanksionet vijnë katër vjet pas zgjedhjeve, të cilat kanë dënuar gjerësisht si të montuara.

Njëra nga subjektet e sanksionuara është Peleng, një firmë e madhe bjelloruse që prodhon pjesë për anije kozmike, satelitë dhe automjete ushtarake, tha Departamenti, duke e përshkruar këtë kompani si partner të rëndësishëm industrial për Rusinë.

Vendimi i së premtes u ndërmor së bashku me Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, tha Departamenti.

Kryeministrja e Kanadasë, Melanie Joly, njoftoi se Otava ka vendosur sanksionet kundër 10 individëve dhe gjashtë subjekteve si përgjigje “për përfshirjen e tyre në abuzimet e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Britania tha se vendimi i bashkërenduar shënon katërvjetorin e zgjedhjeve me “të meta të mëdha” të vitit 2020 në Bjellorusi.

Shumica e vëzhguesve të pavarur besojnë se Lukashenka i ka humbur zgjedhjet. Ai mbeti në pushtet duke i burgosur mijëra njerëz dhe duke i shtypur protestat me ndihmën e aleatit të vet, presidentit rus Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026