Izraeli godet me raketa shkollën në Gaza, raportohet për 60 të vdekur
Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm që goditi një shkollë në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.
Ushtria izraelite, tha se kishte goditur një “qendër operative të Hamasit”, por nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin.
Shërbimi i urgjencës i ministrisë palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi tha se sulmi në shkollën Tabeen në qytetin qendror të Gazës vrau më shumë se 60 persona dhe plagosi 47 të tjerë.
Rreth 6,000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar në shkollën në fjalë kur ajo u godit nga tre raketa, sipas Mahmoud Bassal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile që operon nën qeverinë e drejtuar nga Hamasi.
Ministria e Jashtme e Egjiptit dënoi sulmin dhe tha se “vrasja e qëllimshme” e civilëve të Gazës tregon se Izraelit i mungon vullneti politik për t’i dhënë fund luftës në enklavën e rrethuar.
Ushtria izraelite tha se 20 militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik po vepronin nga shkolla që u godit në Gaza.
Izraeli nuk ka komentuar ende për viktimat e raportuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West