“Vjedhje!”- Federata Shqiptare e Mundjes reagon ashpër pas skualifikimit të Valiev
Federata Shqiptare e Mundjes ka reaguar në lidhje me eliminimin në çerkfinale të mundësit Chermen Valiev, i cili u mposht me rezultatin 6 me 5 përballë një mundësi nga Uzbekistani në Lojërat Olimpike.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare në rrjete sociale, Federata e Mundjes akuzon gjyqtarin për vjedhje të ndeshjes.
Sipas federatës sportisti që përfaqëson Shqipërinë e dominoi ndeshjen duke iu mohuar fitorja dhe kalimi në gjysmëfinale për të marrë medaljen e shumëpritur.
“Lojërat Olimpike Paris 2024,
Në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.
Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.
Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.
Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.
Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Mundjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogjën makinën
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogjën makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)