“Iso mbi kalldrëm”, qytetarë dhe turistë shijojnë muzikën folklorike në Gjirokastër

11 Gusht 2024 | 16:08

“Iso mbi kalldrëm” është aktiviteti që po mbledh së bashku artistët dhe këngëtarët popullorë, të cilët çdo fundjavë performojnë përgjatë rrugëve të kalldrëmta të Pazarit karakteristik të Gjirokastrës.

Ky event shërben për transmetimin e vlerave të folkut dhe këngës polifonike në breza si dhe për tërheqjen e turistëve në qytetin e gurtë.

“Kryeqendra e polifonisë shqiptare Gjirokastra  kalldrëmet i ka të mbushura me këngë dhe me valle, edhe grupi ynë sot, sjell një lloj mozaiku në variacionet melodike të këngëve dhe të valleve”, tha Shkëlqim Guçe, këngëtar popullor.

“Patjetër që është emocionuese, ne nuk është hera e parë që marrim pjesë tek “Iso në kalldrëm”, mjeshtrit e muzikës këtë detyrë kanë që të përcjellin kulturën, vlerat, për dëgjuesit jo vetëm vendas por edhe ata të huaj”, shprehet Angjelina Rustemi, këngëtare popullore.

Kënga polifonike shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s është një vlerë e veçantë e follklorit dhe traditës sonë. Artistët popullorë shprehen se ajo duhet ruajtur dhe transmetuar tek të rinjtë.

Sezoni turistik i verës në Gjirokastër po prezanton për turistët, dhe veçanërisht të huajt vlerat e pasura historike dhe traditës që mbart jugu i vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026