Muzeu Historik “Oso Kuka”, të huajt shfaqin interes për historinë e Shkodrës

11 Gusht 2024 | 15:47

Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra. Ato shprehen se iu pëlqen të njihen me historinë e Shkodrës dhe ky muze i fut ato në brendësinë dhe historinë që mbart ky qytet.

“Jemi nga Belgjika. Do të qendrojmë 10 ditë në Shqipëri, por dy ditë në Shkodër. Ky muze, është me të vertetë shumë i këndshëm, të shohësh trashëgiminë kulturore, sepse është hera e parë që jemi këtu. Dhomat sipër janë të ruajtura shumë mirë dhe krijon idenë se si kanë qenë më parë. Me të vërtet këndshëm”,-tha në vizitor.

“ Jam nga Italia, vërtet më pëlqen është shumë bukur. Më pëlqen kjo pikturë, duke qënë se jam nga Italia, jam i lidhur me këtë lloj arti. Do të vizitojmë muzeun “Marubi”, do të shkojmë në kalanë “Rozafa”.

“ Jemi nga Hollanda, sapo arritëm këtu sot, na pëlqen qyteti, është interesante të mësosh për rrethina të caktuara dhe se si ka ndryshuar ariktektuara përgjatë shekujve. Mendoj se Shqipëria në përgjithësi, por Shkodra në vecanti është e pasur me histori, ka plot gjëra për të eksploruar. Më pëlqen piktura e madhe, ju sillni një histori të këndshme në të”,-tha vizitori.

Muzeu i ka gjurmët e veta që në shekullin XIX me koleksionet e hershme të etërve françeskan dhe jezuitë, të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme.  Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima, e Kraja. Në Muzeun Historik “Oso Kuka” të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kol Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli etj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026