Plagosi me thikë dy persona në Vlorë, arrestohet 19 vjeçari, procedohet një tjetër

11 Gusht 2024 | 18:16

Një 19-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me me thikë dy persona një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar.

Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes. Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026