Rëndohet situata e zjarreve në Parkun Kombëtar të Prespës

11 Gusht 2024 | 21:17

Situata paraqitet tejet e rënduar mbrëmjen e kësaj të diele në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta. Një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah,

Forca të shumta zjarrfikëse janë në terren, por situata është rënduar aq shumë sa e bën të vështirë punën e tyre.

Për këtë sipas specialistëve të zonave të mbrojtura, por dhe kryetarit të bashkisë Pustec Pali Kolefski ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente

“Katastrofë ekologjike”,- e ka cilësuar Kolefski atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026