SHBA-ja e mposht sërish Kinën në tabelën e medaljeve olimpike

12 Gusht 2024 | 09:28

Gara për më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris mbaroi me barazim 40:40 mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Megjithatë, SHBA-ja e kryesoi tabelën e medaljeve pasi fitoi 126 medalje olimpike në përgjithësi, duke e lënë mbrapa Kinën me 91 medalje.

Edhe në lojërat e kaluara në Tokio, SHBA-ja e kishte lënë mbrapa Kinën në garë për numrin e përgjithshëm të medaljeve, duke i fituar 113 në total, prej të cilave 39 të arta, krahasuar me 89 në total nga Kina dhe 38 të arta.

Kush pritej të fitonte më së shumti medalje në Paris?

Sipas parashikimit virtual të Nielsen Gracenote, i cili i mblodhi të dhënat e rezultateve nga garat e mëdha prej Olimpiadës së Tokios e këndej, pesë vendet me më së shumti medalje në Paris do të ishin si në vijim: SHBA (112 medalje në total); Kina (86); Britania (63); Franca (60) dhe Australia (54).

SHBA-ja doli e para sic u parashikua. Megjithatë, SHBA-ja dhe Kina fituan më shumë medalje të arta dhe medalje në përgjithësi.

Japonia i theu parashikimet dhe doli në vendin e tretë me 45 medalje në përgjithësi, prej të cilave 20 të arta.

Franca dhe Australia u renditën në top pesëshe, siç u parashikua.

Britania fitoi më shumë medalje se në Tokio, 65 krahasuar me 64, por fitoi më pak të arta dhe u rendit e shtata në përgjithësi, mbrapa Holandës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026