Akuzuan Iranin për sulm nga hakerat, zëdhënësi: Ata e dinë se Trump do t’i ndalojë
Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për hakerim të fushatës së tij.
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan lëshoi një deklaratë të shtunën vonë duke pretenduar se qeveria iraniane vodhi dhe shpërndau dokumente të ndjeshme të brendshme.
“Iranianët e dinë se Presidenti Trump do të ndalojë mbretërimin e tyre të terrorit, ashtu siç bëri në katër vitet e tij të para në Shtëpinë e Bardhë”, tha zëdhënësi i fushatës, Steven Cheung.
Akuza erdhi pasi Microsoft lëshoi një raport duke detajuar përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të këtij viti në SHBA .
“Këto dokumente janë marrë në mënyrë të paligjshme nga burime të huaja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2024 dhe të mbjellin kaos në të gjithë procesin tonë demokratik”, tha Cheung.
Të shtunën vonë, Trump postoi në aplikacionin e tij Truth Social se Microsoft kishte informuar fushatën se Irani kishte hakuar një nga faqet e tij të internetit, por tha se ata ishin “në gjendje të merrnin vetëm informacione të disponueshme publikisht”.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës