Ndezën zjarre në fshatrat Zhulat dhe Karat, procedohen penalisht 2 persona
12 Gusht 2024 |
15:59
Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe proceduar penalisht 2 autorë të dyshuar të zjarrvënieve në fshatrat Zhulat dhe Karat.
Konkretisht, Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe Stacioni i Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. P., 49 vjeç, banues në fshatin Taroninë dhe F. A., 62 vjeç, banues në Këlcyrë.
49-vjeçari ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Shpë”, Zhulat, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, ndërsa shtetasi F. A. ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Jenigez”, Karat, për të djegur mbeturinat. Si pasojë e përhapjes së flakëve, në të dyja rastet, janë djegur sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në këto zona.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor