Festa e vëllazërimit në Mat, emigrantët mblidhen çdo vit në fshatin Guri i Bardhë  

12 Gusht 2024 | 20:41

Festa e vëllazërimit ka bërë sërish bashkë banorët e fshatit Guri I Bardhë në Mat. Kjo festë është burim i emigrantëve shqiptarë, të cilët vijnë nga të gjitha anët e botës për të mos harruar njëri-tjetrin.

Kontribuuesit kryesorë të festës janë djemtë dhe vajzat e Gurit të Bardhë, të cilët vijojnë prej 15 vitesh këtë traditë. Si çdo vit, edhe këtë herë festa nisi me një valle tradicionale dhe zgjati deri në orët e pasdites.

Festa e vëllazërimit lindi si ide e bashkëfshatarëve të emigruar në të gjitha anët e botës për t’u njohur me brezat e rinj dhe për të mbajtur lidhjet me njëri-tjetrin.

Kjo festë organizohet nga banorët prej 15 vitesh dhe nuk synon vetëm ruajtjen e marrëdhënieve njerëzore, por edhe të traditave e kulturës mjaft të pasur, që mbart kjo zonë.

Edhe pse ka 15 vite që kanë kaluar nga organizimi i parë i kësaj feste, rruga që të shpie në këtë zonë vijon të jetë një problem shqetësues.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026