Festa e lakrorit në Korçë, specialiteti i kuzhinës bën bashkë turistët e vendas

5 Gusht 2024 | 18:34

Festa e Lakrorit në fshatin Polenë të Korçës vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj

Lakrori me dy petë i pjekur në saç është nga specialitetet më të kërkuara dhe për këtë bashkia edhe për të ruajtur traditën çdo vit organizon një festë në fshatin që ndodhet vetëm 5 km nga qyteti i Korçës.

Morena Bilasi dhe Marsela Koroveshi janë nga fshati Voskop e Polenë. Si njëra dhe tjetra gatimin e lakrorit me dy petë e kanë mësuar nga nënat e tyre ndërkohë që edhe ato vetë ja kane mësuar këtë specialitet kulinarie trashëgimtareve të tyre.

“Kam shumë kohë qe e gatuaj vet. Që kur kam qenë 18-19 vjeç, ma kanmesuad mami. Unë jam vet mami, jam shtëpiake kështu që dua tua lë trashëgimi. Me qepë e domate, bëhet gjella, zihet brumi, bëhen petët e barabarta.”

“Lakrori me dy petë është shumë i thjeshtë, nuk ka përbërës te vecante, miell, ujë, kripë, gjelle, spinaq, vezë. Piqet në saç është e veçantë dhe bëhet i shijshëm. Nuk e kanë qejf ta mësojnë, është siklet i pjekjes”

Gratë korçare edhe në kushte kur kanë vite të tëra në emigracion, Festa e Lakrorit i sjell çdo vit në fshatin Polenë. Ato thonë se Lakrorin e gatuajnë edhe atje ku jetojnë e punojnë por ju mungon saçi, ai që i jep shijen e veçantë këtij specialiteti kuzhine.

“E kemi traditë nga nëna, qe e bënte me qepë, me kumbulla të tharta, me arme.”

Fillimisht festa e Lakrorit është organizuar në parkun “Rinia”, më pas në Boboshticë e prej shumë vitesh në fshatin Polenë sepse amvisat polenake janë të veçanta në gatimin e lakrorit me dy petë të pjekur në saç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026