Festa e trëndafilave në Pojan| Jo vetëm për dekor, gratë e përdorin edhe për gatime

15 Qershor 2024 | 17:29

Fshati Pojan është nga fshatrat më të njohur të Bashkisë së Maliqit, fshat me më shume se 5000 banorë të cilët e kanë kthyer në traditë tashmë Festën e Trëndafilave pasi pjesa më e madhe e shtëpive të këtij fshati janë  të “qëndisura” me trëndafilave shumëngjyrëshe.

Gratë e këtij fshati tregojnë se trëndafili nuk është vetëm në oborret e Pojanit, por me të bëjnë dhe gatime e ëmbëlsira.

“Kemi trëndafila në shtëpi, shumëngjyreshe, me aromë etj. Shurup trëndafili bëjmë, gazozat, shumë të mirë, oborret janë plot dhe kanë shumë, kemi e lule të tjera por trëndafili mbizotëron”, tha një e intervistuar.

“Bëjmë, gatime bëjmë, ëmbëlsira, trëndafilave u bëjmë yzmet, I vaditim. Vajzat e reja e trashëgojnë, siç e mësuam ne, do e mësojnë dhe ato”, tha një grua.

“Në fakt kjo është një festë ka filluar prej disa vitesh, fëmijët e pëlqejnë dhe gatuajnë gjëra tradicionale, shurupin për festën e trëndafilave, reçelin, të gjitha këto i përgatisin vet e na bën krenar që angazhohen në këtë festë”, tha gruaja.

Festa e Trëndafilave u mbajt për të pestin vit radhazi, ndërkohë që shumica e oborreve të familjeve që jetojnë në këtë fshat janë të “pikturuara” me trëndafilë shumëngjyrësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026