Dhunuan për vdekje Egli Progën, Gjykata lë në burg autorin. 3 në detyrim paraqitje

13 Gusht 2024 | 12:41

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçe si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce ka vendosur detyrim paraqitje

Ka qënë prokurore Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, i ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Mece si dhe tre personave të tjerë të arrestuar.

Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Mece ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tille duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

Denis Meçe akuzohet për vrasjen nga pakujdesia vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri që ka pasur në afërsi të një lokali me 42 vjeçarin Egli Proga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026