Gratë dhe vajzat shqiptare në zgjedhje: Vota jote vlen po aq sa punët e shtëpisë
Qytetarët prej ditësh teksa i drejtohen furrave te bukës, po përballen me mesazhin: “Vota jote vlen po aq sa punët e shtëpisë”.
Kështu quhet nisma më e re e ndërmarrë nga qendra “Tirana Art”. Kjo nismë ka si synim që në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, të nxisë gratë dhe vajzat shqiptare për të votuar, duke i ndërgjegjësuar për rëndësinë që vota e tyre ka.
Drejtuesja e qendrës “Tirana Art”, Jona Dividi, foli për Euronews Albania mbi mënyrën se si po i motivojnë gratë shqiptare për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
“Ne menduam pse jo, hajde dhe të futemi brenda familjeve shqiptare dhe t’i motivojmë këto gra dhe vajza që të marrin pjesë në procesin e votimit. Dhe vetë titulli është “Vota jote vlen po aq sa punët e shtëpisë”, u shpreh znj. Dividi.
Kjo nismë nuk është ndërmarrë vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit, ndërsa është përqafuar jo vetëm nga gratë, por edhe nga burrat dhe djemtë shqiptarë.
“Jam e surprizuar nga Librazhdi ku ka pasur një përqafim të nismës jo vetëm nga gratë dhe vajzat por edhe djemtë, të cilët e kanë përqafuar si nismë”, thotë drejtuesja e ‘Tirana Art’.
Në zgjedhjet e 25 prillit 49. 5% e votuesve janë gra dhe vajza. Për Euronews Albania ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votime dhe shprehje të vullnetit të lirë.
“U bëj thirrje të gjitha grave dha vajza shqiptare që të votojnë, është gjynah mos të votojnë”, thotë një e moshuar.
“Po do votojmë, pse mos votojmë. Të gjitha gratë dhe vajzat duhet të votojnë për ato që duan”, shprehet një tjetër.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta