Vrasja në Pogradec, flet Rrumbullaku: Konflikt i çastit, s’ka lidhje me gjobëvënien
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediat për të folur rreth ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u rrah brutalisht deri sa humbi jetën.
Familjarët e Progës kanë hedhur aludimet se ngjarja është tentuar të fshihet nga policia e shtetit dhe nëse do ishte vepruar më shpejt, Proga mund të ishte ende gjallë. Rrumbullaku tha se nuk ka asnjë fakt që policia ka tenuar të fshehë ngjarjen.
Rrumbullaku tha gjithashtu për mediat se ngjarja në Pogradec nuk ka të bëjë me gjobvënien, por me një konflikt të çastit.
“Ju siguroj që siguria është në të njëjtat parametra si në metropolin shqiptar, në qytetet bregdetare dhe ato liqenore si Pogradeci. Në këtë rast kemi të bëjmë me një rast fatkeq ku viktima dhe autori nuk kanë asnjë njohje dhe nuk ka të bëjë fare me të gjithë lajmet e rreme që qarkullojnë në media sa i takon lajmeve që kanë të bëjnë me gjobvënie”,-tha Rrumbullaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë