Përdhunimi dhe vrasja e mjekes në spital ndezin protesta në Indi
Të premten herët në mëngjes, një mjeke praktikante 31-vjeçare u tërhoq për të fjetur në një sallë seminari pas një dite rraskapitëse në një nga spitalet më të vjetra të Indisë.
Ishte hera e fundit që ajo u pa e gjallë.
Të nesërmen në mëngjes, kolegët e saj zbuluan trupin e saj gjysmë të zhveshur në podium, me lëndime të mëdha.
Policia më vonë arrestoi një punëtor vullnetar të spitalit në lidhje me atë që ata thonë se është një rast përdhunimi dhe vrasjeje në Kolegjin Mjekësor 138-vjeçar në Kolkata.
Dhjetëra mijëra gra në Kalkuta dhe në të gjithë shtetin e Bengalit Perëndimor pritet të marrin pjesë në një marshim ‘Rikthimi i Natës’ në mesnatën e së mërkurës, duke kërkuar “pavarësinë për të jetuar në liri dhe pa frikë”.
Marshimi zhvillohet pak para Ditës së Pavarësisë së Indisë të enjten
Ngjarja tragjike ka hedhur sërish në qendër të vëmendjes dhunën ndaj mjekëve dhe infermierëve në vend.
Raportet e mjekëve, pavarësisht nga gjinia, të sulmuar nga pacientët dhe të afërmit e tyre kanë marrë vëmendje të gjerë.
Gratë – të cilat përbëjnë gati 30% të mjekëve të Indisë dhe 80% të stafit infermieror – janë më të cenueshme se kolegët e tyre meshkuj.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq