Mbi 200 të vdekur në 5 ditë, mjeku në RMV: Ka fluks të madh pacientësh, personeli i lodhur
Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të tretë të pandemisë COVID-19, pasi prej më shumë se 20 ditësh, rastet e infektimeve e kalojnë shifrën 1000, ndërsa numri i vdekjeve në 5 ditët e fundit është mbi 200.
Procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut ka nisur, por me ritme të ngadalta. Shifrat tregojnë se në rang kombëtar, vetëm 0.8% e popullsisë ka pasur mundësinë të vaksinohet. Sipas mjekut infektolog, Aliriza Osmani, situata është vështirësuar akoma më shumë nga vetë sjellja e pacientëve, që paraqiten në spital në fazë shumë të avancuar të sëmundjes.
“Pacientët kanë veçori dhe nuk mund t’i mjekojmë të gjithë me të njëjtën terapi. Vijnë në gjendje të renduar pasi presin gjatë dhe kur vijnë janë në gjendje shumë të vështirë”, tha ai.
Për infektologun nga Shkupi, kjo sjellje e qytetarëve të infektuar ka ndikuar edhe në përballimin e situatës nga bluzat e bardha, ndërkohë që kapacitetet janë drejt ezaurimit.
“Fluksi i madh i pacientëve pamundësojnë që ata që janë në gjendje të rëndë të kenë më shumë përkujdesje. Personeli është shumë i lodhur, kurse fluksi është tej masa i madh”, deklaroi mjeku.
Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut, Shkupi rezulton qyteti me numrin më të madh të personave aktivë me Covid-19. Kjo ka shtyrë autoritetet që të ashpërsojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit, duke ri sjellë orën policore dhe mbylljen e bizneseve.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet