Ndezi zjarr për mbeturinat, por dogji 50 ha tokë, arrestohet 70-vjeçari në Lushnjë
Një 70-vjeçar në qytetin e Lushnjës është arrestuar këtë të enjte pasi u bë shkak për djegien e 50 hektarëve tokë. Sipas njoftimit të policisë ai kishte ndezur zjarr me qëllim djegien e mbeturinave por duket se zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Për pasojë janë djegur rreth 50 hektarë tokë të mbjella me pemë frutore dhe ullishte, si dhe u rrezikuan disa banesa përreth.
Njoftimi i policisë:
Ndezi zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 50 ha tokë me pemë frutore dhe ullishte, identifikohet dhe vihet në pranga 70-vjeçari.
Komisariati i Policisë Lushnjë ka arrestuar shtetasin R. S., 70 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi ky shtetas dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për të djegur mbeturinat, dhe si pasojë e erës zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur rreth 50 ha tokë të mbjellë me pemë frutore dhe ullishte, si dhe u rrezikuan disa banesa përreth.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, Zjarrfikëses, Emergjencave Civile dhe të Bashkisë, është bërë i mundur evakuimi i banorëve nga zona e rrezikuar, si dhe shuarja e vatrave të zjarrit.
Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi D. C., 37 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pasi ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë për shoqërimin e banorëve të pranishëm në vendngjarje, në momentin e rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta