Sabotim në bazën ushtarake gjermane, izolohet pas dyshimeve për helmim të ujit

15 Gusht 2024 | 16:53

Një bazë ushtarake në Gjermani, në afërsi të aeroportit të Këlnit u izolua përkohësisht pas paralajmërimeve se uji ishte i kontaminuar.

Baza, ku punojnë rreth 5 mijë e 500 persona, ishte në gjendje alarmi pas zbulimit të një vrime të hapur në tubacion. Personat e pranishëm qëndruan atje, por u udhëzuan të mos konsumonin ujë rubineti.

Policia dhe shërbimet e inteligjencës po hetojnë për një akt sabotimi dhe kampione të ujit janë marrë për t’iu nënshtruar analizave.

Edhe në qytetin tjetër Gajlen Kirhen, një bazë e NATO-s ngriti nivelin e sigurisë pas dyshimeve për një tjetër akt sabotimi. Por një zëdhënës tha se uji ishte kontrolluar dhe cilësia e tij ishte në rregull.

Më herët, NATO kishte dhënë alarmin për akte armiqësore të Rusisë në Evropë, që përfshinin sulme kibernetike dhe akte sabotimi.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kush mund të ketë siguruar akses ilegal në bazën ajrore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage

Policia britanike po heton të paktën 500,000 £ në donacione për partinë populiste Reform UK të Nigel Farage, të bëra nga nëna e një aleati...
13:30 | 10/07/2026

Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan

E vendosur në një kuti prej druri, dhurata vinte me një tabelë që shkruhej: “Gumusay, pistoleta e parë e tipit revolver e prodhuar në vendin...
12:58 | 10/07/2026

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026