Vdiq nga mbidoza e ketaminës, si 5 persona shfrytëzuan varësinë e yllit të “Friends”
Kur aktori i “Friends”, Matthew Perry u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos vitin e kaluar, dukej sikur mund të kishte qenë thjesht një aksident.
Ai e kishte trajtuar depresionin e tij me terapi me infuzion me ketaminë, në trupin e tij nuk u gjet që ai të kishte konsumuar drogë apo diçka tjetër, ndaj edhe më tepër u fol sse mund të ishte mbytur.
Por ndërsa bota mban zi për vdekjen e aktorit, i njohur për rolin e Chandler Bing në Friends, një mjek konstatoi diçka jo normale: nivele të larta të ketaminës në gjakun e tij, në një sasdi të atillë që përdoret për anestezi të përgjithshme gjatë operacionit.
Kjo çoi në pesë arrestime, duke përfshirë mjekë, asistentin e Perryt dhe një tregtar të supozuar që ata thanë se njihej në vend si “Mbretëresha e Ketaminës”.
Asistenti i tij Kenneth Iwamasa, u deklarua fajtor për një akuzë për komplot për shpërndarjen e ketaminës duke shkaktuar vdekjen, dhe dy persona të tjerë, Eric Fleming dhe Dr Mark Chavez, gjithashtu u deklaruan fajtorë për komplot për shpërndarje të paligjshme të drogës.
Dr Salvador Plasencia, i akuzuar për furnizimin me ketaminë për Perry, akuzohet për falsifikimin e të dhënave. Tregtari i supozuar Jasveen Sangha përballet me nëntë akuza, duke përfshirë komplotin për shpërndarjen e ketaminës dhe shpërndarjen e ketaminës që rezulton me vdekje.
Të dy u deklaruan të pafajshëm në gjykatë të enjten.

“Mbretëresha e Ketaminës”, u ofronte drogë vetëm njerëzve të famshëm
Emri i Jasveen Sangha del vazhdimisht në hetim. Autoritetet pretendojnë se “Mbretëresha e Ketaminës” furnizoi medikamentet që çuan në vdekjen e Perry më 28 tetor 2023.
41-vjeçarja akuzohet se i ka shitur 50 shishe me ketaminë për rreth 11,000 dollarë dhe përshkruhet nga prokurorët si një trafikant droge që e dinte se ketamina që ajo shpërndante mund të ishte vdekjeprurëse.
Shtëpia e saj në Hollywood-in verior ishte një “perandori e shitjes së drogës”, tha në një konferencë shtypi Martin Estrada, avokati amerikan për Qarkun Qendror të Kalifornisë.
Më shumë se 80 shishe me ketaminë dyshohet se u gjetën atje në një kërkim, së bashku me mijëra pilula që përfshinin metamfetaminën, kokainën dhe Xanax. U zbulua edhe një pistoletë, tha zoti Estrada.
Shtëpia, e quajtur “Shtëpia Sangha Stash” në aktakuzë, ishte vendi ku ajo dyshohet se kishte paketuar dhe shpërndarë drogë, kryesisht për të pasurit dhe të famshëm, pasi sipas aktakuzës ajo merret vetëm me personazhe të njohur.

“Sa do paguaj ky budalla?”- si u shfrytëzua për përfitime monetare varësia e Matthew Perry
Ndërsa Perry ra më thellë në varësi, ai donte gjithnjë e më shumë ketaminë dhe e kërkonte atë për çmime më të ulëta, gjë që e çoi atë tek tregtarët e rrugës si dhe tek ofruesit më elitarë, thanë autoritetet.
Të akuzuarit në këtë rast kanë përfituar prej tij, tha zoti Estrada.
“Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla?” Dr Plasencia shkroi në një mesazh me tekst, sipas autoriteteve. Pretendohet se Perry i ka paguar rreth 2000 dollarë për shishka që kushtojnë rreth 12 dollarë për copë.
“Këta të pandehur kujdeseshin më shumë për përfitimin e zotit Perry sesa për mirëqenien e tij,” tha z. Estrada.
Autoritetet thonë se Perry bleu 20 shishe ketamine nga Dr Plasencia për një total prej 55,000 dollarësh midis shtatorit dhe tetorit 2023. Dr Plasencia gjithashtu dyshohet se i mësoi Iwamasa-s, asistentit, se si të injektonte drogën, edhe pse ai kishte mësuar “se varësia e Perry-t ndaj ketaminës po dilte jashtë kontrollit”, sipas hetuesve.
Autoritetet thonë se mjeku siguroi më shumë ketaminë edhe pse ai dëshmoi se Perry “ngrinte”. ndërsa administronte ilaçin në një rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West