Pengoi Policinë Bashkiake gjatë dezinsektimit, nën hetim Altin Goxhaj

16 Gusht 2024 | 11:28

Aktivisti Altin Goxhaj është nën hetim pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal nga një punonjës i policisë bashkiake Tiranë.  Sipas punonjësit të policisë Goxhaj e ka penguar atë gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”.

Nga ana tjetër Altin Goxhaj pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026