Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohet 34-vjeçari, procedohet 1 tjetër

16 Gusht 2024 | 12:26

Një 34-vjeçar në Mat është arrestuar pasi përshtati lokalin e tij për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit .

Gjatë kontrolleve, atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 makineta për lojra fati; 1 kompjuter, 1 aparat celular, 1 tavolinë pokeri, 750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me  Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojra fati;

1 komojuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026