Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, 5 vatra aktive mbi fshatin Peshkëpi

16 Gusht 2024 | 14:03

Vatrat e zjarrit në Malin e Thatë janë riaktivizuar këtë të premte, duke përfshirë kryesisht kullota e gjithashtu bimësi të ulët.

Për dy ditë më radhë avioni rumun ka ndërhyrë nga ajri në sipërfaqe të tjera, duke i shuar plotësisht flakët.

Megjithatë ditën e sotme janë më shumë se 5 vatra aktive zjarrit mbi fshatin Peshkëpi, në qytetin e Pogradecit.

Në rang kombëtar gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive.

Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, ajo e malit të Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026