Alarmi për linë e majmunit, asnjë rast në Shqipëri, ekspertët: Nuk ka vend për panik

16 Gusht 2024 | 18:17

Dy ditë më parë Organizata botërore e shëndetësisë shpalli për herë të dytë  brenda dy vitesh, linë e majmunit emergjencë globale.

Gjithçka erdhi pas përhapjes me shpejtësi të infeksionit në Republikën Demokratike të Kongos.

Ekspertët e shëndetësisë në Shqipëri bëjnë me dije se vendi ynë nuk ka asnjë rast të regjistruar me linë e majmunit dhe nuk ka vend për panik.

Lia e majmunit është virozë zoonotike që ka qarkulluar edhe më herët. Ajo merret përmes kontakteve intime dhe të ngushta me personin e infektuar.

Simptomatologjia më e shpeshtë është me skuqje në lëkurë, flluksat që gjakosen në një moment dhe pastaj ka lezione mukozale dhe këto zgjasin 2-4 javë

Konfirmimi i lisë së majmunit bëhet përmes testeve laboratorike të specializuara.

Sipas bluzave të bardha, personat e vaksinuar për linë përpara viteve 90 kanë mbrojtje edhe për linë e majmunit.

Vdekshmëria deri më tani, rezulton në 4%. Në 2022-shin një variant më i butë i lisë së majmunit, b2 u përhap në 100 vende, përfshirë Europën dhe Azinë, duke shkaktuar 140 viktima dhe 87 mijë infektime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026