Mbyllen negociatat e paqes në Katar, ndërmjetësit ndërkombëtarë optimistë për akord
Ndërmjetësit e bisedimeve për armëpushimin në Gaza deklaruan të premten se negociatat dyditore u mbyllën dhe se tani synohet që javën e ardhshme, në Kajro të nënshkruhet marrëveshja për ndalimin e luftimeve.
Përmes një deklarate, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit deklaruan se bisedimet kishin qenë konstruktive dhe ishin zhvilluar në një atmosferë pozitive.
Ata u paraqitën të dyja palëve një propozim dhe shpresojnë të vazhdojnë punën për detajet e përmbushjes së marrëveshjes në ditët e ardhshme.
Diplomacia ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e luftës në Gaza në një konflikt rajonal u intensifikuan në orët e para të së premtes, kur ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës udhëtuan së bashku në Izrael, ku zhvilluan një sërë bisedimesh paralelisht me negociatat në Katar.
Përpjekjet e reja për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit vjen në një kohë kur bilanci i viktimave palestineze në Gaza arriti në 40 mijë persona, sipas autoriteteve të lëvizjes islamike.
Ndërkohë, mbetet e lartë frika se Irani dhe militantët e Hezbollahut në Liban mund të sulmojnë Izraelin për t’u hakmarrë për vrasjen e liderëve të milicive të tyre.
Ndërmjetësit ndërkombëtarë besojnë se shpresa më e mirë për çtensionimin e situatës do të ishte një marrëveshje që do të ndalte luftimet dhe lironte pengjet izraelite.
Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy dhe ai francez Stéphane Séjourné u shfaqën optimistë pas takimit të së premtes me homologun izraelit, Israel Katz.
Të dy kryediplomatët deklaruan se autoritetet hebraike u kishin thënë se shpresonin se ndodheshin pranë nënshkrimit të një akordi.
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)