Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e lirimit

9 Prill 2021 | 19:27

Provimet e lirimit për klasat e nënta pritet të fillojnë më 16 qershor. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar sot se në këtë datë do të zhvillohet provimi i parë për klasat e 9-ta, që do të jetë ai i Gjuhës Shqipe.

Në 24 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë atë të lëndës së Matematikës.

Ndërkohë që provimi i tretë i gjuhës së huaj do të jepet në datën 25 qershor. Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Sakaq, nxënësit mbetës kanë të drejtë t’i japin ato në sesionin e dytë sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026