Shpërthen në lot Bebe Rexha: I fola shqip agjentit në aeroport, më kërcënoi
Bebe Rexha pohon se është ‘kërcënuar’ nga një agjent sigurie pasi foli shqip me të.
Këtë e ka bërë të ditur pëmes një video të postuar në Instagram Story të shtunën.
Teksa ndau pamjet e saj duke qarë, këngëtarja, 34 vjeçe, shpjegoi se ishte duke qarë sepse thuhet se i ishte ndaluar fluturimi i saj nga Lufthansa nga aeroporti i Mynihut.
“Jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta merrja biletën time dhe tani ai po më ndalon fluturimin”, tha ajo.
Në një video të dytë, të cilën e ka postuar pas ngjarjes, Rexha ka regjistruar veten duke qarë, para se të hyjë në detaje për atë që ka ndodhur.
“Unë besoj se ky është një krim urrejtjeje sepse jam shqiptare”, ka shkruar ajo në një deklaratë. “Ai nuk më lejonte t’ia përmendja emrin. Ai vazhdoi të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihesha se ishte më i fuqishëm se ai.” -tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil