Masivizohen protestat në Indi, mjekët nuk ofrojnë shërbim, fillojnë grevën 24 orëshe

17 Gusht 2024 | 20:54

Mjekët indianë zgjeruan grevën e tyre në të gjithë vendin për përdhunimin dhe vrasjen e koleges së tyre.

Mjekët filluan një grevë 24-orëshe në të gjithë vendin nga e shtuna.

Ndalimi i shërbimeve mjekësore vjen pasi një mjeke praktikante u përdhunua dhe u vra në një kolegj mjekësor në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor javën e kaluar.

Shoqata Mjekësore Indiane (IMA), një organ kryesor privat i mjekëve në Indi, i cili ka mbi 400,000 mjekë të lidhur me të, tha se shërbimet e urgjencës do të vazhdojnë, por nuk do të ketë shërbime të departamentit ambulator dhe nuk do të ketë operacione me zgjedhje.

Mjekët në të gjithë vendin filluan të marrin pjesë në grevë, duke ndikuar keq në shërbimet shëndetësore.

Mjekja praktikante, 31 vjeçe, u sulmua javën e kaluar dhe trupi i saj u gjet brenda spitalit.

Autopsia tregoi se ajo pësoi sulm seksual përpara se të vritej. Incidenti shkaktoi protesta mbarëkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026