Një shqiptar dhe 3 të burgosur të tjerë arratisen nga spitali psikiatrik në Gjermani

18 Gusht 2024 | 14:05

Katër të dënuar janë arratisur nga një spital në Bavari në Gjermani, ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike ose varësi.

RTL raporton se ata u arratisën mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00. Katër pacientët e spitalit psikiatrik të qarkut Lerchenhaid dyshohet se e kishin kërcënuar fillimisht një punonjës, duke u larguar më pas drejt Alburgut.

Policia lëshoi ​​një deklaratë me përshkrime të hollësishme për secilin prej të arratisurve, përfshirë fotografitë, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.

Zeqir Beqiri, 27 vjeç, nga Kosova, është njëri nga të arratisurit.

Nga policia gjermane ai përshkruhet si kështu: “27 vjeç, përafërsisht 70 kg, përafërsisht 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bionde/kafe të lidhura bisht, mjekër të plotë”.

Sipas të dhënave të deritanishme, Policia thotë se ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza gjatë arratisjes.

Mediat gjermane shkruajnë për shqetësimin në rritje në qytetin e Straubing – që ka një popullsi prej 50,000 banorësh – pas arratisjes së të burgosurve.

Dy nga ta ishin në klinikën psikiatrike për drogë dhe dy për vjedhje, tha një zëdhënës i policisë, duke i paralajmëruar banorët.

Bashkë me kosovarin, janë arratisur edhe një 31-vjeçar boshnjak dhe dy 28-vjeçarë gjermanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026