Dhunoi burrin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani

14 Gusht 2024 | 20:50

Fabio Ballabani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunën ndaj bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani është arrestuar në Gjermani.

Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Fabio Ballabani njihet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, i cili u shpall në kërkim nga SPAK për ngjarjen e ndodhur në muajin prill të vitit 2019, ku u kërcënua me jetë dhe u dhunua Kristaq Prifti, bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani.

Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabani kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Gjyqtarja Dollani ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me armë bashkëshortin Kristaq Prifti.

Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026