Rebeshe shiu dhe vranësira, si pritet të jetë moti në ditët në vijim
Meteorologu, Akil Osmani ka dhënë parashikimin e motit për këtë javë në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania.
Ai tha se për ata të cilët kanë zgjedhur pushimet për këtë javë ka “lajme të këqija” , pasi ditën e sotme dhe të nesërme do të ketë mot të paqëndrueshëm.
“Do të ketë vranësira të shpeshta, të cilat krijojnë hapësira për momente të pakta me rreshje shiu në të gjithë territorin shqiptar. Në zonat lindore pritet të kemi rreshje shiu dhe breshër në zonat juglindore. Nga ana tjetër, do të ketë rënie të temperaturave të ajrit.” –tha meteorologu.
Sipas Osmanit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperature deri në 14 gradë Celcius në zonat malore dhe maksimumi do të arrij jo më shumë 32 gradë Celcius.
“Që nga dita e mërkurë do të ketë përmirësime gradueale të kushteve të motit, ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohet hapësira për rreshje të izoluara shiu në zonat lindore, kurse në zonat perëndimore do të ketë kthjellime, maksimumi do të arrij sërish 33 gradë Celcius.” – u shpreh ai.
Për ditët në vazhdim, meteorologu tha se di të ketë rritje të temperaturave në pjesën e dytë të javës, ku maskimumi i temperaturave do të arrij në 36 gradë Celcius.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur