U konfliktuan për tokat me ullinj, detaje nga ngjarja me 3 të plagosur në Milot
Dy familje pranë Fushës së Milotit janë konfliktuar këtë të hënë për motive pronësie, ku si pasojë janë plagosur tre persona.
Nga ky konflikt, i cili mësohet të ketë ndodhur në lidhje për një sipërfaqe me ullinj, policia ka arrestuar autorin e plagosjes i cili dyshohet të jetë shtetasi Sokol Murati, por dhe vëllanë e tij Pëllumb Murati.
Në kërkim është shpallur djali i Sokolit, 32-vjeçari, Valdano Murati, i cili dyshohet të ketë marrë pjesë në konflikt.
Sokol, Pëllumb dhe Valdano Murati, sipas njoftimit të policisë, janë konfliktuar me sende të forta me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.
Të tre personat e plagosur janë aktualisht në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sokol Murati, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut