“Ura e Ibrit, jo temë dialogu me Serbinë”- Osmani takon komandantin e KFOR
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se çështja e hapjes së Urës së Ibrit nuk duhet përfshihet në temat e dialogut me Serbinë. Në një takim të zhvilluar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash, presidentja ka theksuar se ura e Ibrit është një çështje e brendshme e Kosovës që u shërben të gjitha komuniteteve.
Nga ana tjetër, Osmani ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan të përbashkët me aleatët e NATO-s lidhur me hapat që do të ndërmerren për procesin e hapjes së urës.
Në njoftimin e presidencës së Kosovës thuhet se kryetarja e shtetit, ka folur me zyrartin e Kfor për koordinimin mes institucioneve tona dhe partnerëve të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës.
Osmani është shprehur se institucionet e sigurisë së Kosovës dhe NATO-s duhet të kenë vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve.
Më herët, Osmani ka kundërshtuar deklaratat e zëdhënësve të Bashkimit Europian që kanë kërkuar diskutimin e kësaj çështje në takimet e rregullta që zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i ka cilësuar këto deklarata si raciste dhe qëndrime që nuk marrin parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)