Sot protesta për Egli Progën, qytetarët tubim në Tiranë për vrasjen e 42-vjeçarit
Mbrëmjen e kësaj të hëne do të mbahet një marshim në Tiranë në shenjë homazhi ndaj Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë.
Në tubim pritet të marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të shumtë që kanë reaguar në rrjetet sociale të indinjuar ndaj ngjarjes ku humbi jetën 42-vjeçari. Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe në ambientet e një lokali në Pogradec. Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’. Ndërkohë që familjarët pretendojnë se është ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe institucionet kanë fshehur ngjarjen dhe motivet e saj.
E motra e të ndjerit, Jonida Proga në një reagim në rrjetet sociale bën me dije se do të marrë pjesë homazhe. Marshimi protestë pritet të nisë në Shëshin Skënderbej për t’u zhvendosur më pas drejt kryeministrisë.
Juristi Skerdjan Dhuli ka vendosur të ndërpresë pushimet për të marrë pjesë në marshimin që do të zhvillohet këtë të hënë në orën 19:00 në Tiranë për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
I ftuar në Euronews Albania, Dhuli tha se do i bashkohet kësaj proteste pasi sipas tij mënyra se si reagon pas vrasjes së tij institucionet shqiptare ishte si ta kishin vrarë atë për së dyti. Ai tha se manipulimin më të madh e ka bërë policia e cila përveçse e ka manipuluar të vërtetën edhe e ka fyer viktimën duke thënë se ai ka vdekur pasi ishte i pirë.
“Nga ana njerëzore dhimbja për rastin është e padiskutueshme. por përtej fatit të Eglit, unë duke qenë jurist, nuk besoj se në Shqipëri nuk do të jetë më krime. Një shoqëri si e jona pa diskutim do ketë kriminalitet në fusha të caktuara. Ajo që mua më çon në protestë është fakti se institucionet tona vranë për së dyti Egli Progën. Ajo që ndodhi pas vrasjes është tipik shqiptar, sepse të bëhen bashkë në një tentativë manipulimi policia, prokuroria dhe Gjykata e Korçës.
Në një moment këta kuptuan se u shpërtheu mina në dorë dhe donin të largonin nga vetja e tyre duke pasuar një top që nuk ishte më i lehtë. Sigurisht manipulimin e madh e ka bërë policia në këtë rast, gafë ka bërë prokuroria në caktimin e akuzës, në kualifikimin e veprës penale, por ka detyruara gjykatën më pas të bëjë një deklaratë “as mish as peshk” duke thënë se ne në një moment të dytë mund ta ndryshojmë.
Kodi i procedurës penale ia lejon gjykatës të ndryshojë kualifikimin e veprës penale. Por çështja është se policia ka manipuluar të vërteten duke u thënë shqiptarëve që në Pogradec vdiq një person që ishte i pirë, kjo është shkelje e madhe e për më tepër është edhe fyese”,-tha Dhuli.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet