Turqia: gazetarët e liruar nga burgu bëjnë thirrje për lirinë e medias
Turqia ka liruar dy gazetarë të mirënjohur pasi gjykata më e lartë në vend vendosi se mbajtja e tyre pas hekurave ishte në shkelje të drejtave të tyre.
[
cite_header=Kemi ende miq nëpër burgje. Përpjekjet tona duhet të vazhdojnë për ata
cite_author=Erdem Gul
cite_description=Kryeredaktori i gazetës së Ankarasë
]
Can Dundar, kryeredaktori i gazetës Cumhuriyet, dhe Erdem Gul, shefi i gazetës së Ankarasë, janë liruar teksa janë në pritje të gjyqit që do të zhvillohet në mars. Ata u arrestuan në nëntor dhe mbi ta rëndonin akuza spiunazhi.
“Mendojmë se ishte një vendim historik i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i ka hapur rrugën lirisë së medias dhe të fjalës,” tha Dundar përpara gazetarëve pas lirimit të tij.
“Ata (gjykata) dhanë prova se nuk i kanë duart e lidhura nga pallati presidencial. Kjo i hap rrugën medias për të mos qenë nën trysninë e pallatit presidencial,” vazhdoi Dundar.
Duke qëndruar në krah të tij, Gul paralajmëroi për kufizimet e lirisë së medias në Turqi, duke thënë: “Ne po dalim, por kjo nuk do të thotë që debati për gazetarët që ndodhen në burg ka përfunduar. Kemi ende miq nëpër burgje. Përpjekjet tona duhet të vazhdojnë për ata”.
Dundal dhe Gul u arrestuan me akuzën se kishin ndihmuar një organizatë terroriste dhe vënë në rrezik sigurinë e shtetit, pasi gazeta Cumhuriyet botoi një raport dhe disa pamje filmike, të cilën gazeta deklaroi se ishin shërbimet e inteligjencës turke teksa transportonin armë në Siri në vitin 2014.
Akuzat, të cilat Dundar dhe Gul i kanë mohuar, kanë dënimin maksimal.
“Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka bërë thirrje autoriteteve turke që të “heqin gjithë akuzat kundër Can Dundar dhe Erdem Gul dhe të lirojnë edhe 30 gazetarët e tjerë që ende ndodhen pas hekurave”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës