Blinken largohet nga Egjipti, niset për në Katar

20 Gusht 2024 | 20:44

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tashmë është larguar nga Egjipti. Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të këtij në Egjipt, ai ka zhvilluar bisedime për luftën mes Izraelit dhe Gazës.

Pas qëndrimit në Egjipt, Antony Blinken tani pritet të mbërrijë në Katar për bisedime të mëtejshme.

Presidenti i Egjiptit dhe kryediplomati amerikan kanë diskutuar përpjekjet ndërmjetësuese të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së për të arritur një armëpushim në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve dhe robërve.

Në një deklaratë të presidencës egjiptiane thuhet se el- Sisi “pohoi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme, për t’iu drejtuar zërit të arsyes dhe urtësisë dhe për të mbështetur gjuhën e paqes dhe diplomacisë”.

Ai shtoi se “u zhvillua një diskutim rreth rezultateve të takimit negociues të mbajtur javën e kaluar në Doha dhe mënyrave për të lëvizur situatën dhe për të bërë përparim në bisedimet në vazhdim në Kajro”.

El-Sisi theksoi se një zgjerim i luftës në Gaza në një konflikt rajonal do të kishte “pasoja të paimagjinueshme”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026