Aksident me vdekje në aksin Plepa-Kavajë, makina përplas këmbësorin dhe largohet
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Kavajë, ku për pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar.
Përmes një njoftimi Policia bën me dije se viktima ishte këmbësor dhe është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West