Prokuroria e Durrësit nis hetimet ndaj kontenierëve me 800 ton mbetje toksike
Prokuroria e Durrësit ka njoftuar këtë të mërkurë nisjen e hetimeve sa i takon ngarkesës së nisur me mbetje të rrezikshme nga Porti i Durrësit.
Ky hetim është nisur në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Ditën e djeshme Bloomberg njoftoi se “100 kontejnerë ku mendohet se ndodhen mbi 800 ton me mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme do të kthehen në Shqipëri ndërsa autoritetet shqiptare po hetojnë se si kjo ngarkesë u transportua nga porti pa autorizim”.
Përmes një komunikate zyrtare, Dogana i cilësoi si dizinformuese informacionet që po shpërndahen lidhur me kapjen e ngarkesës me lëndë të rrezikshme në Kinë, duke thënë se nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë.
Në njoftimin nga Prokuroria e Durrësit thuhet po kryen veprime hetimore në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)