Eksporti i mbetjeve të rrezikshme, Bardhi: Rikthimi në Shqipëri, cënon sigurinë

21 Gusht 2024 | 14:58

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje lajmin se 800 ton mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme, kanë dalë nga Porti i Durrësit pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore.

Media e njohur Bloomberg, në një artikull të publikuar ditën e hënë tha se mbetjet e rrezikshme pritet të rikthehen në Shqipëri, pas zbulimit nga autoritetet portuale në Tajlandë dhe Kinë.

Bardhi në reagimin e tij evidenton përplasjen mes Ministrisë së Turizimit dhe kompanisë Kurum, ku ministria thotë se mbetjet kanë dalë nga kompania pa autorizim, ndërkohë që vetë KURUM nuk pranon që kontenierët të jenë të sajët.

Nga ana tjetër Doganat në një reagim këtë të mërkurë pohuan se mbetjet kanë kaluar tranzit në portin e Durrësit, pasi origjina e tyre është nga Kosova.

Bardhi i bën apel qeverisë shqiptare që të informojë publikun dhe parlamentin në lidhje me mbetjet e rrezikshme që pritet të kthehen në Shqipëri.

Kreu i grupit të PD thekson se kthimi i 800 ton mbetjeve është një cënim i sigurisë kombëtare dhe reagimet e institucioneve deri tani ngrejnë dyshime se kemi të bëjmë me një shkelje të ligjit.

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Prej disa ditësh mediat ndërkombëtare kanë raportuar të paktën dy raste të eksporteve nga Shqipëria (në Kinë dhe Tajlandë) të mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe institucionet shqiptare heshtin!

Ministria e Infrastrukturës, Porti i Durrësit, Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, Prokuroria, askush nuk ka asnjë reagim zyrtar se kujt i përkasin këto mbetje të rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri.

Vetëm dje në disa media shqiptare u shpërnda një reagim (pa zë dhe figurë) i Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit që deklaronte publikisht se mbetjet e rrezikshme që janë nisur nga Shqipëria dhe janë bllokuar në Tajlandë i përkasin kompanisë “Kurum International”. Sot kompania “Kurum International” në një reagim publik ka mohuar se kjo ngarkesë me mbetje të rrezikshme i përket asaj apo është nisur prej saj.

Në këtë rast ka vetëm një të vërtetë. Ose Ministria e Mjedisit ka gënjyer për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të materialeve të rrezikshme, dhe në këtë rast ky është një krim shtetëror, që duhet të marrë ndëshkimin shembullor; ose kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj dhe kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse. Heshtja apo mosveprimi i institucioneve pas përgënjeshtrimit publik nga ana e kompanisë “Kurum International”, ngre hije të forta dyshimi për një tentativë shtetërore për të manipuluar rrethanat e kësaj çështje me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

Rikthimi në Portin e Durrësit të kësaj sasie të jashtëzakonshme mbetjesh të rrezikshme është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, që krijon një situatë të paprecedentë të rrezikut permanent ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Depozitimi pa destinacion i një sasie kaq të madhe të mbetjeve të rrezikshme në territorin shqiptar, do të ishte një kërcënim i pamasë ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit. Heshtja, dezinformimi apo tentativa për manipulim shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026