“Folk on tour”, ansambli i këngëve dhe valleve gjallëron Gjirokastrën

21 Gusht 2024 | 16:21

“Folk on Tour” titullohej koncerti që Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore shfaqi në Gjirokastër duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe festive në zonën muzeale të qytetit.

Performanca e këngëve dhe valleve të folkut prezantuar plot talent nga artistët popullore u ndoq me  interes  nga banorët dhe turistët e shumtë

“Gjirokastra është një mikpritëse shumë e mirë  e kulturës, e traditës, absolutisht jo vetëm për turistët e huaj por mbi të gjitha dhe për vendasit dhe qytetarët e Gjirokastrës, është një kënaqësi e veçantë, këtu ndjejmë vërtet atë aromën e traditës, kulturës, mikpritjes dhe jo më kot shumë evente si FFK i Gjirokastrës organizohen në mënyrën më perfekte këtu, për ne është kënaqësi të ndajmë mbrëmjen me gjirokastritët dhe me turistët”, tha një nga artistet.

“Ky qytet i gurtë mban me vete shumë emocion , shumë gjëra karakteristike, dhe ne ndihemi si në shtëpinë tonë për të performuar sa më mirë aq më shumë që ka edhe shumë turistë të cilëve iu pëlqen shumë folklori dhe do mundohem sado pak t’ia tregojmë këtë folklor”, u shpreh një tjetër.

Tashmë vlerat e folklorit, etnografisë dhe traditës popullore po nxitin zhvillimin e turizmit në Gjirokastër. Përgjatë  verës grupe dhe ansamble popullore kanë performuar në qytetin e gurtë duke u shoqëruar me duartrokitje nga banorët dhe turistë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Gjirokastër| Zjarri përfshin kullotat në dy fshatra, ndërhyjnë zjarrfikësit

Gjirokastër| Merr flakë një sipërfaqe në hyrje të fshatit Dhoksat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026