Shaqiri në podium në Kotor, piloti në garë për titullin në “FIA Hill Climb 2024”
Gentjan Shaqiri bëri një tjetër paraqitje të suksesshme në disiplinën Hill Climb në kampionatin FIA CEZ 2024 ku marrin pjesë pilotë nga 15 vende në Evropën Qëndrore dhe Mesdhe.
Në raundin e 12-të që u zhvillua në lartësitë e Kotorit në Malin e Zi, piloti shqiptar në bordin e Tautuus ER2000 që garon për skuadrën Nacut Racing, u rendit në vendin e dytë pas kroatit Laslo Szasz.

Në provën e parë, Shaqiri vendosi kohën 2’33”255 ndërsa në të dytën 2’34”580 për një total prej 5’07”835. Rezultat që i dha atij 18 pikë në etapën e Kotorit duke e çuar në kuotën e 54 pikëve, në vendin e 3-të në klasifikimin e përgjithshëm.
Raundi i 13-të do të zhvillohet në datat 31 Gusht-1 Shtator në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa sezoni mbyllet pas 16 garave në Saint Agatha në Austri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West