SHBA| Drogë në shalqinj, ja si ishin kamufluar 2 ton metamfetaminë

22 Gusht 2024 | 16:15

Agjentët kufitarë të Shteteve të Bashkuara kanë kapur një kamion që transportonte metamfetaminë me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë në kufirin SHBA-Meksikë.

Droga ishte  fshehur brenda një ngarkese me shalqinj dhe ishte e mbështjellë me plastikë të lyer me dy nuanca të gjelbërta që t’i ngjante frutave dhe u vendos mes shalqinjve të vërtetë.

Oficerët sekuestruan më shumë se dy ton metamfetaminë, në një total prej 1220 pako.

Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA thanë se oficerët e tyre kishin ndaluar një kamion që transportonte një rimorkio në kufirin me Meksikën në Otay Mesa.

Dokumentet treguan që shoferi po transportonte një ngarkesë për shalqinj, por inspektimi i agjentëve zbuloi pakot që përmbanin metamfetaminë.

I njohur gjithashtu thjesht me shkurtimin” met”, kjo lloj droge është një stimulues i fuqishëm, që krijon varësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026