(EMRAT) Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarë
Policia greke ka identifikuar dy shtetas shqiptarë, të cilët të paktën që nga maji 2024, shpërndanin lëndë narkotike në ishullin grek të Mykonos.
Në pranga ranë Kadri Duzha, 22 vjec nga Cërriku dhe me leje qëndrimi italiane dhe Besnik Gjini 43 vjec, banues në Mykonos.
Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, për të cilin policia disponon vetëm numrin grek të telefonit.
2 shqiptarët kishin marrë përsipër shitjen tek blerësit, ndërsa një tjetër person i kërkuar, koordinonte shitjet, duke komunikuar me klientët potencial përmes aplikacioneve online.
Ai ka informuar për çmimet dhe llojin e substancave, duke dërguar një listë çmimesh përkatëse, ndërsa ka specifikuar edhe veshjet e transportuesve në mënyrë që ato të identifikohen lehtësisht.
Në të njëjtën kohë, të arrestuarit kanë vepruar në një mënyrë specifike veprimi (modus operandi).
Sipas policisë greke për kalimin e tyre në vendin ku kryheshin blerjet dhe shitjet, përdornin motoçikleta që i merrnin me qira afatshkurtër nga një kompani në Mykonos, të cilat i ndërronin shpesh dhe për të mos rënë në sy kanë përdorur veshje turistike (rroba banjo, këmishë e hapur), si dhe një kaskë mbrojtëse.
Ndërsa për të shmangur identifikimin e tyre, ata transportonin drogën brenda paketimeve të tabletave farmaceutike.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesavë të dy shqiptarëve u gjetën dhe sekuestruan rreth 14 gram marijuanë, rreth 30 gram kokainë, mbi 10 gram 2-CB, rreth 12.5 gram MDMA, 21 tableta Ecstasy, 3 celularë, 1644 euro, 2 motocikleta të marra me qera.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë