Kryeministri indian thirrje për gjetjen e rrugës për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

22 Gusht 2024 | 18:33

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës ta gjejnë një rrugë drejt paqes “sa më shpejt”, para vizitës së tij historike në Kiev.

Modi qëndroi në Varshavë më 22 gusht për t’u takuar me zyrtarët polakë, para se të udhëtojë për në Ukrainë.

Vizita e tij në Kiev do të jetë e para nga një lider indian prej se këto dy vende vendosën marrëdhënie dypalëshe para më shumë se 30 vjetëve.

“India beson fuqishëm se asnjë problem nuk mund të zgjidhet në fushëbetejë”, tha Modi në kryeqytetin polak, duke shtuar se vendi i tij mbështet “dialogun dhe diplomacinë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit sa më shpejt”.

India u kritikua nga disa vende të Perëndimit, për shkak se Modi u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, muajin e kaluar në Moskë. Në ditën e vizitës së tij ndodhi një sulm vdekjeprurës raketor rus në një spital fëmijësh në Kiev, i cili u dënua dhe kritikua ashpër nga ndërkombëtarët.

Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara në veçanti nga vizita dyditore e Modit në Rusi, sepse e shohin Indinë si një shtyllë të rëndësishme në strategjinë e tyre për ta frenuar rritjen e Kinës.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha pas takimit me Modin se “historia ua ka mësuar vendeve tona rëndësinë e respektimit të rregullave, respektimit të kufijve [dhe] të integritetit territorial”.

Modi tha në një komunikatë të publikuar para se të nisej për në Poloni se “si miq dhe partnerë, ne shpresojmë për kthimin e paqes dhe stabilitetit në rajon sa më parë”.

Modi do të mbajë takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe do “t’i ndajë me të qëndrimet e tij për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë”, thuhet në njoftim./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026