Plagosi me armë 45-vjeçarin për xhelozi, lihet në burg ish-efektivi Erjon Goxhara
Lihet në fuqi masa e sigurisë për efektivin e policisë Erjon Goxhara. Ky i fundit ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta. Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psikike.
Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psikike.
Sipas Prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte se shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara me veprime aktive për motive të dobëta xhelozie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, duke i shkaktuar atij dëmtime trupore.
Për sa sipër shtetasi Erjon Goxhara ka konsumuar elementë të veprave penale të Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe e municionit”,
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West